E padëgjuar/U prezantua si lypëse, 24 vjeçarja në Tiranë tenton të vjedhë banesën e një zonje

45

Një vajzë e re nga Tirana është në kërkim për t’u vënë në pranga.

Kjo pasi, e reja është prezantuar si lypëse pranë një banese, por gjatë qëndrimit aty ka tentuar të vjedhë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për 24-vjeçaren e identifikuar me inicialet K. B.

Policia u shpreh se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Butrinti”, në Kashar, një e re ka shkuar me pretekstin për të lypur dhe më pas ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases I. K.

Aktualisht po vijon puna për kapjen e të resë.