E padëgjuar/Kim Jong Un urdhëron sekuestrimin e të gjithë qenve shtëpiakë

59

Kim Jong-un ka deklaruar se qentë që mbahen në shtëpi dhe përkëdhelen janë simbol i ‘dekadencës’ së kapitalizmit.

Ai urdhëroi që qentë që mbahen aktualisht në banesa në Pyongyang dhe të gjithë vendin nga pronarët do të sekuestrohen nga shteti.

Por pronarët kanë frikë se kafshët e tyre të dashura do të përdoren si zgjidhje për mungesat ushqimore në vend.

Diktatori Kim njoftoi në muajin korrik se mbajtja e një kafshë shtëpiake do të konsiderohet e kundraligjshme në Korenë e Veriut.

Ai tha se të mbash një qen në shtëpi është ‘prirje e ideologjisë borgjeze’.

“Autoritetet kanë identifikuar familjet me qen dhe po i detyrojnë ata të heqin dorë ose shteti do t’i konfiskojnë me forcë”, – tha një burim për gazetën Chosun Ilbo të Koresë së Jugut.

Disa prej qenve do të dërgohen në kopshte zoologjike të shtetit ose do të shiten në restorante të mishit të qenve.

Mishi i qenve është konsideruar prej kohësh si një preferencë në Gadishullin Korean, megjithëse tradita e të ngrënit të qenve gradualisht po venitet në Korenë e Jugut.

Megjithatë, rreth 1 milion qen rriten nëpër ferma dhe konsumohen çdo vit në Jug.

Kafsha e konisderuar miku më i mirë dhe më besnik i njeriut mbetet ende një ushqim i preferuar në menunë në Veri, sidoemos për një numër të restoranteve të përkushtuar për qentë, në Pyongyang.

Mishi i qenve është më i popullarizuari në muajt e nxehtë e të lagësht të verës, pasi besohet se siguron energji dhe qëndrueshmëri.-raporton NOA.