E moshura indinjohet: “Lejen për të dalë ma ka dhënë Zoti, nuk ma jep askush”

81

Qeveria ditët e fundit është shfaqur e vendosur për të mos lënë pensionistët të dalin nga shtëpitë e tyre. Ata nuk mund të çojnë as aplikime për leje dalje e as mesazhe në numrin 55155 për të dalë.

Por të moshuarit janë shfaqur konfuzë teksa nuk kuptojnë se si do të dalin dhe pse nuk duhet të dalin. Sipas tyre kjo e drejtë për të dalë u takon sepse nuk duan të varen nga të tjerët dhe se ndihmat për pensionistët nuk janë funksionale në çdo bashki.

Një pensioniste për mikrofonin e medias abcnews ka theksuar se lejën e ja ka dhënë Zoti dhe nuk ka nevojë që të marrë leje nga askush.

“Lejen ma ka dhënë Zoti dhe mosha. Nuk jam e sëmurë i kam marrë masat para se të vijë gripi. E dëgjove sot çfarë thoshin sot se a duhet të dalin pensionistët, patjetër që duhet të dalin dhe nuk mjafton një orë se ne vonojmë. I kam fëmijët por janë për punët e tyre.

Nuk i lë unë që të mi bëjnë. Para se të vijë virusi bëra gjërat nuk më zë gjë mua. Duhet të marrë masa njeriu, ka njerëz që nuk i dinë këto gjëra. Unë kam shëtitur gjithë botë, përditë flas me Amerikën. As nuk marrë leje. Policët më kanë thënë por e shikojnë se jam e zonja”, është shprehur e moshuara.

Teksa nuk dihet ende se si do të funksionojë për zgjidhjen përfundimtare të problemit.