E keni vënë re si një çift mund të ngjajë shumë me njëri-tjetrin? Ja pse ndodh!

41

Ne ndeshim shpeshherë faktin që shumë çifte të martuara duken më shumë si vëlla e motër sesa si partnerë mes tyre. Dhe supozojmë se kjo ndodh ngaqë ata kanë shpenzuar shumë kohë së bashku, aq sa marrin hijen e njëri-tjetrit. Madje, kur fillojnë të vishen njëlloj dhe marrin veset e njëri-tjetrit, ne mendojmë se edhe kjo është një gjë shumë këndshme. Por kur karakteristikat e tyre janë aq të ngjashme saqë duken si binjakë?!

Elite Daily raporton se në sajë të një studimi mjekësor, ne e dimë arsyen e kësaj dileme. Dhe përgjigja është: Për shkak se çiftet e martuara mund të ketë gjene të ngjashme mes tyre. Po, pikërisht.

Hulumtuesit në universitetet e Pensilvanisë, Kalifornisë dhe Bostonit kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën origjinë. Para ditëve tona, udhëtimeve të lira dhe flirtimeve online, njerëzit nuk kishin në të vërtetë ndonjë zgjidhje, përveçse të lidheshin (dhe riprodhoheshin) me njerëzit brenda komunitetit të tyre lokal.

Botuar në PLOS Genetics, studimi gjeti modelin e çifteve të bardha që martoheshin dhe që kanë fëmijë brenda tyre si një zakon i përsëritur me kohën. Me sa duket, njerëzit me prejardhje hebreje, nga Evropa Veriore dhe Jugore kishin më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën prejardhje gjenetike si veten e tyre. Për fat të mirë, ata studiuan familjet mbi tre breza dhe zbuluan se kjo tendencë çiftimi me dikë që ndan të njëjtën prejardhje është në rënie me kalimin e kohës.