E keni tepruar me ushqimin gjatë festave? Ja lëngu natyral që mund t’ju ndihmojë

312

Gjatë ditëve të festave organizmi jonë rëndohet dhe trupi ngarkohet me toksina.

Por si t’ia bëjmë që të pastrojmë mëlçinë nga toksinat dhe të rifitojmë ndjesinë e lehtësisë?

Për këtë ju vjen në ndihmë lëngu i mollës. Molla është e pasur me fibra dhe përmban një lloj acidi që lufton mbetjet e ngurta.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju duhet gjysmë kile mollë, gjysmë kokrre limoni, një lugë sheqer dhe pak ujë.

Pa i hequr lëkurën, prijini mollët në copa dhe hidhini në frulator. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe dy gota ujë.

Përzjejini mirë dhe lëngu është gati.