E goditi me sende të forta dhe e la të vdekur në oborrin e banesës, arrestohet 37 vjeçari nga Tirana

58
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet si autor i vrasjes së Dorian Latollarit, 61 vjeçarit i cili u gjend i pajetë në oborrin e një banese në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”

Autori u identifikua si 37-vjeçari Fatmir Demiri, banues në Tiranë i cili ka pranuar autorsinë e krimit.

Autori u shpreh se e ndërmorri aktin ekstrem pas disa konflikteve të mëparshme me viktimën, mbi çështje pronësie.

Ai deklaron se me përgjegjësi të plotë ka goditur me sende të forta viktimën duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.