Ballina Aktualitet E futur në katër çanta, kapen 63 kg drogë në Greqi, pranga...

E futur në katër çanta, kapen 63 kg drogë në Greqi, pranga 2 shqiptarëve

63 kilogramë marijuanë janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Në Kozani është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 çanta me 57 pako që përmbanin 63 kg 758 gram marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 45 vjeç, ndërsa u ndalua edhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës, ku u arrestua drejtuesi, shqiptar 22-vjeç.

Ndërkohë policia greke ka ngritur akuzë edhe për një tjetër shqiptar 45- vjeçar, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në një burg në Greqi dhe është i përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.