E fundit/ Përfshihet nga flakët një banesë

29

Përfshihet nga flakët një banesë.

Fillimisht zjarri ka rënë në oborrin e shtëpisë e më pas ka përfshirë edhe banesën duke e shkrumbuar krejtësisht.

Ndërkohë është ndërprerë menjëherå energjia në lagjen Pavarësia në Vlorë.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëset që po punojnë për fikjen e flakëve.

“Nuk dimë gjë cfarë është bërë brenda, shtëpia ishte e pabanueshme. Banesat e tjera u rrezikuan, njerëzit dolën me shpejtësi, tani nuk ka më njerëz në rrezik” tha një banor.

Paraprakisht dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një shkëndijë në shtyllën e tensionit.