Ballina Uncategorized E frikshme në PD e Durrësit, kanë frikë të kandidojnë për postin...

E frikshme në PD e Durrësit, kanë frikë të kandidojnë për postin e kryetarit me votë, duan emërim

Në PD e Durrësit duket se gjërat po shkojnë mirë në një fushatë  që do të cojë për të zgjedhur një kryetar me votë, gjë që nuk ndodh prej dy vitesh pasi ka emëruar fillimisht Oerd Bylykbashin dhe më pas Ferdinand Xhaferrin duke shkarkuar Osman Stafën. Xhaferri ka pranuar në një prononcim për bulevard neës se nuk kanë munguar as debatet e ashpëra , madje as përplasjet dhe kjo natyrisht në një degë të madhe e shoqëruar me qindra probleme të orgnaizimit por edhe të funksionimit duke shkuar deri në mosegzistencë. Por Xhaferri si një njohës i mirë i PD edhe kur ka qenë me të dhe kur ka ikur nga ajo është shprehur se pavarsisht debatëve, përplasjeve që kryesisht kanë qenë për të diktuar votën për zgjedhjet e drejtuesve të strukturave, gjithcka sipas tij është zgjedhur në mënyrë demokratike. Për të mnos i lënë shumë vend hapsirës që ka fjala demokratike në PD e sidomos në Durrës, ajo që është bërë e ditur zyrtarisht është fakti se ndryshe nga herë të tjera, ka një numër të vogël që duan të kandidojnë, oe më saktë deri tani janë vetëm dy që kanë shpallur kandidaturën dhe pse janë propozuar me dhjetra. Kandidatura e tretë duket se është asi nën mëngë i Tiranës që  ka zgjedhur të ketë si lojë të fundit deputeten Fatbardha Kadiu. “Po nuk ka nsjë dyshim që ka një numër të madh emrash të propozuar nga baza, por cuditërisht ndryshe nga herë të tjera ka vetëm dy vetë që do të kandidojnë dhe  me ndërhyrjen e qendrës  janë tre emrat që do të dalë kryetari nga seleksionimi pasi në fletë votimi ky është një numër i pranushëm”, janë shprehur  burime nga PD për bulevard neës. Por edhe pse kjo duket një sinjal i mirë që vota nuk do të shpërndahet dhe gara do të ketë fokusim te dy emra kryesisht, demokratët i tremben përsëri asaj që mund të ndodhë dhe ka ndodhur. Sipas tyre më shumë se sa emrat është gjetur mekanizmi për të zgjedhur atë që do Basha. Kjo do të ishte vrasja e tretë e PD në Durrës.