Ballina Stil / Modë E fejuara publikon foto emocionuese, ndërkohë Stresi ndodhet në burg

E fejuara publikon foto emocionuese, ndërkohë Stresi ndodhet në burg

Prej gati një muaj këngëtari Arkimend Lushaj i njohur ndryshe edhe si Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua nën masën e akuzës armëmbajtje pa leje si dhe pjesmarrje në bandën kriminale.

Arrestimi i tij bëri bujë pasi u arrestua në dhomën e një hoteli i shoqëruar me një vajzë, por mesa duket Kejsi e fejuara e tij nuk ka marë parasysh asgjë çfar është shkruar nëpër media.

Ndërkohë që ai ndodhet në burg e fejuara e tij në instagramin e saj poston foto të ndryshme të stresit duke kënduar dhe foto ku çifti kanë qenë së bashku me pushime.

Së fundmi ajo ka postuar një foto ku duket mbesa e saj e cila puth ekranin e televizorit ku në të shfaqet Stresi duke kënduar këngën e tij më të fundit për të qenë pjesë e “Këngës Magjike” e cila titullohet “Të du mom.”