Ballina Showbiz E ëma sjell fotografi nga adoleshenca e Ritës, dedikim të veçantë

E ëma sjell fotografi nga adoleshenca e Ritës, dedikim të veçantë

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare Rita Ora, Vera Ora, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo preferon që shpesh të ndajë me ndjekësit dhe fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj. Jo të rralla janë rastet, kur Vera ndan me ndjekësit fotografi nga arkiva, duke treguar imazhe të saj dhe familjes në të kaluarën.

Nëna e këngëtares ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në adoleshencën e vajzave të saj: Ritës dhe Elenës.

“Unë ju kam kapur duart për pak por do ju mbaj zemrën përgjithmonë,” – ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, në imazhin në fjalë, vajzat duken shumë të lumtura gjersa pozojnë pranë nënës së tyre, teksa Rita vërehet lehtësisht nga tiparet e fytyrës sepse me kalimin e viteve nuk ka ndryshuar aq shumë.

Rita ndërkohë po vazhdon promovimin e albumit të saj “Pheonix”, gjersa në mars do të nisë turin e saj të koncerteve me të njëjtin emër, duke e nisur nga Australia, për të vazhduar me Azinë dhe Evropën.

Vera Rita