Një banesë është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Tregu i Orizit në Vlorë.
Nga flakët një grua ka humbur jetën.
Gruaja invalide ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të lëvizë për të dalë nga shtëpia.
Zjarrëfiksja është paraqitur në vendngjarje për të shuar flakët.
Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit