E dhimbshme në Tiranë, një burrë gjen vdekjen pranë banesës së vet

44

Një burrë në Tiranë ka gjetur vdekjen të dhimbshme pak para mesnatës duke gdhirë dita e sotme.

Mësohet se rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte, shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.