E dënuar me burg, 22 vjeçarja kapet në Durrës, një “CV” e pasur kriminale/EMRI

114

Një 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Ajo u identifikua si Vilma Jonuzi.

Kjo shtetase është dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotikëve dhe futjes së sendeve të ndaluara në burg.

22-vjeçarja u arrestua në lagjen Nr.12 të qytetit ku po qëndronte e fshehur.

Ndaj të resë ka një vendim gjyqësor që e shpallur fajtore dhe e ka dënuar me 5 vite burgim.

Ajo ka qenë e arrestuar më herët dhe nën akuzën e dhënies së dëshmisë së rreme.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim kombëtar e dënuar me 5 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen:

Vilma Jonuzi., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here