E çuditshme, zjarre masive në Korçë

57

Disa flakë masive zjarri kanë shkrumbuar dy automjete, një pikë karburanti jashtë funksionit si edhe një restorant dhe pikë bastesh në fshatin Velitërnë të Korçës.

Shkak i zjarreve është bërë një ngjarje aksidentale, ku drejtuesi i një kamioni i lodhur nga rruga, ka ndaluar kamionin në afërsi të pompave të karburantit dhe ka ndezur sistemin e ngrohjes para se të flinte, por automjeti është përfshirë nga flakët si edhe vetë ai ka marrë dëmtime.

Nga flakët është djegur edhe një makinë e cila ndodhej e parkuar në afërsi të kamionit, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe karburanti ku mësohet se janë djegur pompat dhe pajisje të tjera.

Policia po heton ende për ngjarjen, e cila dyshohet se është aksidentale.