Ballina BOTA E burgosura lind fëmijën vetëm në qelinë e burgut

E burgosura lind fëmijën vetëm në qelinë e burgut

Një e burgosur në Australi është detyruar që të lindë vetë fëmijën në një qeli burgu të mbyllur.

Ky është konsideruar një incident “degradues dhe të rrezikshëm”.
Gruaja, e identifikuar vetëm si Amy, i kishte thënë stafit të burgut dy orë para se të sillte në jetë foshnjen se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes, por pavarësisht kësaj e lanë të mbyllur në qeli.
Për fat të mirë e burgosura nuk kishte komplikime gjatë lindjes.
Indicenti ndodhi në muajin mars në një burg të grave të sigurisë maksimale në Australinë Perëndimore. Pas hetimeve për ngjarjen e zbuluan një sërë parregullsish.
Amy u dërgua në burgun e grave në Bandyup në fazat e fundit të shtatzanisë pasi nuk arriti të plotësonte kriteret për lirimin me kusht.

Më 11 mars ajo lajmëroi stafin se ishte e shqetësuar dhe se kishte dhimbje.
Pasi iu bë një vlerësim shëndetësor u raportua se kishte dhimbje abdominale.
Por infermierët nuk u njoftuan për ngjarjen. Të burgosurës iu dha paracetamol dhe u kthye në qelinë e saj. Më vonë gruaja nisi të kërkonte ndihmë, por askush nuk erdhi.
Stafi infermierëve mbërriti në qelinë e saj 5 minuta më heret por nuk hynin dot brenda për shkak se dera ishte e mbyllur dhe punonjësja e stafit me çelësat nuk ishte aty.
Infermieret ishin detyruar të komunikonin me të nëpërmjet një hapësire të vogël në derë, ndërsa e burgosura lindi vetë fëmijën.

Amy dhe foshnja i saj u dërguan në spital më vonë atë natë.
Ndërsa po hetohet për të kuptuar se si një ngjarjeje kaq shqetësuese, degraduese dhe me rrezik të lartë ndodhi në një burg Australian.