E befasishme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit lajmëron protestë sot në orën 19:30

39

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndonëse në mënyrë të papritur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar një protestë sot në orën 19:30. Arsye për këtë është bërë rrethimi sipas saj e territorit të godinës së Teatrit Kombëtar me qëllim për të fituar punimet.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!

Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!

Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë”, shkruhet në statusin e Aleancës.

Kjo do të ishte protesta e tretë për Teatrin Kombëtar, teksa ka filluar mbledhja e firmave për ta ndërtuar TK aty ku ishte siç ishte. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se do të ndërtohet për fëmijët një teatër njësoj si ai kombëtar.