Ballina Aktualitet “E-banking”, teknologjia e fundit në shërbimin bankar

“E-banking”, teknologjia e fundit në shërbimin bankar

E-banking është teknologjia e fundit, që po gjen përdorim në shërbimin bankar, duke lehtësuar klientët që të kryejnë veprime përmes telefonit apo kompjuterit dhe të të mos harxhojnë kohë duke pritur në sportelet e bankave.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se nga shmangia e pagesave me lekë në dorë nëpër sportelet e bankave në një vit, shqiptarët mund të përfitojnë jo vetëm kohë por edhe para.

Bankat po investojnë për të garantuar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave bankare pa lëvizur nga shtëpia apo nga zyra, siç ndodh në gjithë botën.

Investimet më të fundit në teknologjitë informatike, ofrojnë mundësi të mëdha në drejtim të E-bankingut (electronic banking), që janë pikërisht shërbime bankare nëpërmjet kompjuterit apo celularëve. Gjithashtu, bankat bashkëpunojnë ngushtë edhe me Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Informatike për të ndërlidhur E-bankingun e vet me platformën e-Albania, duke lehtësuar pagesat pranë institucioneve publike.