Ballina BOTA E ardhmja e teknologjisë në vitin 2019, trazirat që priten

E ardhmja e teknologjisë në vitin 2019, trazirat që priten

Në vitin 2019, pritet një zhvillim i madh i AI nga një superfuqi teknologjike siç është Kina, nëpërmjet kompanisë Huawei.

Ata kanë ndërrmarë hapat e tyre drejt zhvillimit pa u mbështetur mbi teknologjitë amerikane, siç ka ndodhur deri më sot. Gjithashtu pritet të zhvillohet më tej transparenca e këtyre pajisjeve, pa ndikuar në privatësinë dhe në lirinë e fjalës së askujt.

Pritet që zhvillimet teknologjike të bëhen pjesë e interesit të lartë politik ndërkombëtar mes superfuqive të ndryshme, duke hapur debate paraprake mbi zhvillimin e saj. Ndërkohë Google është përballur me kritika publike për gatishmërinë e saj mbi bashkëpunimin në këtë teknologji.

Ne do të shohim ndërkohë një rritje të pranisë së teknologjisë në bizneset që përdorin të dhënat e tyre për të gjeneruar flukse të reja të të ardhurave, në pajisje që mësojnë të parashikojnë sjelljet tona më të mira, dhe të kuptojnë zakonet e përditshme.

Inteligjenca Artificiale, është futur kaq shumë në jetën tonë tani, sa që shumica e njerëzve futen të kërkojnë në kërkojnë Google, kur synojnë të verifikojnë diçka.