Ballina BOTA E akuzojnë për përdhunim, Neymar zbulon bisedat me vajzën denoncuese

E akuzojnë për përdhunim, Neymar zbulon bisedat me vajzën denoncuese

Një ‘bombë’ ka plasur në Brazil në prag të Kupës së Amerikës. Ai që është bërë çështje është Neymar, i cili është akuzuar se ka përdhunuar një vajzë në Paris. Sipas asaj që raporton “Globoesporte”, sulmuesi i PSG-së dhe ylli i “Seleçaos” akuzohet për një ngjarje të ndodhur në 15 maj.

Neymar dhe vajza e cila po ashtu është braziliane janë takuar në një hotel në kryeqytetin francez, ndërsa dy ditë më pas, më 17 maj, pas kthimit në atdhe, vajza ka denoncuar futbollistin. Çifti janë njohur në rrjetet sociale dhe biletën vajzës për të udhëtuar në Francë ia ka siguruar një shok i Neymar.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i Neymar.