Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17 vjeçar, arrestohet 64 vjeçari

28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 64 vjeçar akuzohet se ngacmoi seksualisht një 17 vjeçar.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 64-vjeçarin, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minoren.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.