Dyshohet se abuzoi me 13 vjeçaren, arrestohet 32 vjeçari

13

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se 2 vite më parë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me një 13-vjeçare.

Nuk dihet se pse denoncimi i këtij rasti është bërë me kaq vonesë nga e mitura, dhe as vendndodhja e autorit të dyshuar për abuzimin.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.