Ballina Aktualitet Dyfishohen divorcet në Shqipëri, familja shqiptare në krizë

Dyfishohen divorcet në Shqipëri, familja shqiptare në krizë

Sipas një studimi të fundit të ekspertëve numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90, një statistikë e cila dëshmon se familja shqiptare është në krizë.

Në Shqipëri ekspertë të çështjeve ligjore dhe sociale vërejnë se familja shqiptare prej gati dy dekadash është në krizë. Këtë konstatim ata e mbështesin në thuasje dyfshimin e numrit të divorceve krahasuar me fundin e viteve 90, për të mbërritur në 4500 në vitin 2017.

Thënë ndryshe afro 20% e martesave përfundojnë në divorc. Kjo është një shifër me e ulët se në vendet perëndimore, por në Shqipëri divorci bart një peshë tjetër sepse pasojat e tij janë më të rënda për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.

Rreth 85% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në gjykatë regjistrohen nga gratë. Dhuna përbën gjithashtu në mbi 80% të rasteve shkakun kryesor, për të vijuar me varësinënga droga të partnerëve, bixhozin, tradhëtitë, paaftësinë mendore dhe fizike, mashtrimin, apo dhe diferencat në prioritete dhe mendësi.