Dy yje në galaktikë tashmë kanë emrat shqiptarë, Arbër dhe Illyrian

0
1

Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit të yllit HD 82886b dhe planetit që rrotullohet rreth tij.

Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 416 vite dritë larg nesh, në yjësinë e Luanit të Vogël.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, fizikantja Mimoza Hafizi njofton certifikimin e emrave dhe u uron shqiptarëve që ata të jenë një ogur i mirë për vitin 2020.