Ballina KULTURË Dy vite pas divorcit, Adrola Dushi e lumtur në krahët e një...

Dy vite pas divorcit, Adrola Dushi e lumtur në krahët e një supermashkulli-FOTOT

Rreth dy vite më parë modelja shqiptare që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrola Dushi konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis.

Gjatë intervistës televizive me Ermal Mamaqin, modelja tregoi se pavarësisht ndarjes me ish-partnerin e saj vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira, pasi në mes është djali i tyre, Troi. Faktin se ata ruajnë një marrëdhënie miqësore e vërtetoi me komentin poshtë fotos së ish-burrit, ku ai kishte bërë tatuazh veten dhe të birin duke e mbajtur në krahë. “Zot, sa e bukur!”, shkruante Adrola e impresionuar nga tatuazhi i ish-burrit tësaj.

Vetëm pak ditë më parë ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto shumë komprometuese që dëshmon faktin se Adrola nuk është më single. Ajo pozon e dorëzuar në krahët e një supermashkulli aktor dhe model, të quajtur Pavllo Zengo.

Të njëjtën foto, ku ajo llastohet në krahët e tij e ka postuar edhe djali zeshkan me sytë blu, i cili është një shqiptar i përfshirë në botën e aktrimit dhe modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai po ashtu ka postuar të njëjtën foto me statusin “Merre, ose lëre”, duke iu referuar Adrolës. Nuk kanë munguar komentet e miqve, të cilët i sugjerojnë që ta marrë Adrolën pas asnjë mëdyshje, pasi, sipas tyre “është një nga vajzat më të bukura mbi tokë”. Poshtë fotos nuk i mungojnë komentet me zemra të Adrolës, jo vetëm poshtë kësaj fotoje çift, po edhe të një tjetre që Pavllo ka postuar në “Instagram”-in e tij, në shoqërinë edhe një tjetër mikeshe.

Pavllo Zengo është i njohur si aktor për rolet e tij në “The Org” (në 2017-n) dhe CSI (Cyber) në 2015-n.