Ballina LAJME Dy të rinj tentojnë të godasin Erion Veliajn me bojë. Arrestohen nga...

Dy të rinj tentojnë të godasin Erion Veliajn me bojë. Arrestohen nga policia

Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, dy të rinj ende të pa identifikuar kanë tentuar të qëllojnë me bojë, kryebashkiakun Erion Veliaj.

Dy personat janë arrestuar nga policia pas kësaj ngjarje, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat.

Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike, por një gjest i tillë i spërkatjes me bojë ndodhi një muaj më parë në Parlament.

Ndërkohë që sot të rinjtë e LRI-së kanë protestuar kundër kryeministrit Rama.