Ballina Aktualitet Dy të rinj shqiptarë marrin peng italianin, e grabisin

Dy të rinj shqiptarë marrin peng italianin, e grabisin

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, pasi ishin shpallur fajtor nga gjykata për tre akuza. Të rinjtë nga Shqipëria me inicialet T.A 20 vjeç dhe një 17-vjeçar, gjashtë muaj më parë, kishin marrë peng në makinë një të ri, e kishin kërcënuar me thikë, e kanë zbritur në një vend të qetë dhe ia kanë marrë paratë, shkruan media lokale italiane “Luna Notizie”.

Gjykata e Latinës në Lacio ka dënuar shqiptarët në mungesë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “rrëmbimi për grabitje”, “vjedhje e rëndë” dhe “shkaktimi i lëndimeve me mjete prerëse”. Mediat e vendiit fqinj bënë publik vetëm foton e 20-vjçarit të dyshuar për përfshirje në grabitje.