Dy të rinj konfliktohen me thika, njëri përfundon në spitalin e Traumës

35

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thikat.

Ngjarja ka ndodhur në Hotolisht të qytetit të Librazhdit.

I plagosur ka mbetur Mikel Çota nga Kokreva e Hotolishtit, ndërsa autor është Fatmir Duka, nga fshati Dardhë.

I lënduari është transportuar për në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuara.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.