Dy të arrestuar në Vlorë, njëri për trafik droge, tjetri sepse dhunoi bashkëshorten

125

Policia e Vlorës vëri në pranga 2 shtetas , njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Sopas policisë njëri prej tyre, banues në Vlorë, 27 vjeçari D.M, ishte dënuar në mungesë për trafik droge. Në Sarandë shteasi me iniciale M.B u arrestua pasi kishte rrahur bashkëshorten.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit D. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 01.03.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.