Dy të arrestuar në Kukës, njëri shkaktoi aksident, tjetri transportonte sirianë

49

Transportonte shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, procedohet një shtetas nga Policia.

Gjithashtu, arrestohet në flagrancë një shtetas për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masava për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, ku në kuadër të kontrolleve, u procedua shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Kukës.

Nga hetimet dhe mbi bazën e informacioneve policore, dyshohet se ky shtetas me automjetin tip “Volkwagen”, ka transportuar 4 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Motorçikletë”, në qytetin e Kukësit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar lehtë, si dhe pasagjeri A. SH.