Dy të arrestuar në Bashkinë e Vlorës

30

Dy zyrtarë të Bashkisë së Vlorës mësohet se janë vënë në pranga për korrupsion.

Mësohet se kanë rënë në pranga përgjegjësi i zyrës së urbanistikës, Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në Bashkinë e Vlorës, Klaudio Mehmetaj.

Dy të arrestuarit akuzohen për falsifikim dokumentesh. Behet me dije se prezent prej disa ditësh ka qenë KLSH në bashkinë e Vlorës dhe në institucione të tjera të qarkut për kontrolle.