Dy stinë të ndryshme në të njëjtën kohë në Turqi

25

Dy stinë të ndryshme në të njëjtën kohë po përjetohen këtë fillim dhjetori në Antalia të Turqisë, një destinacion i preferuar edhe për turistët shqiptarë.

“Hurriyet” ka publikuar pamje në të cilat në njërin krah shfaqen turistët duke u hedhur në det, ndërsa në tjetrin shfaqen të rinj duke luajtur me topa bore në lartësinë 2 365 metra mbi nivelin e detit.

Teksa në shumë zona të vendit temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke mos munguar as reshjet e dëborës, në bregdetin e Kemerit temperaturat kanë shënuar 22 gradë Celsius. Kjo ka bërë që turistë të shumtë të shfrytëzojnë mundësinë edhe për të notuar në këtë fillim dhjetori.

29-vjeçari Viktor Kostenko nga Ukraina, tha se vinte nga Kievi ku temperatura shënonte -8 gradë Celsius dhe se temperaturat në bregdetin e Kemerit ishin shumë të larta.