Dy sirianë konfliktohen në mes të Tiranës, ndërhyn policia

45

Dy të rinj sirianë janë zënë në qendër të Tiranës, në fillim të rrugës së “Kavajës”.

Policia thotë se shtetasi me iniciale S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.