Dy sanitaret pozitive ndaj COVID-19, mbyllet reparti i pediatrisë në këtë qytet

65

Dy punonjëse të pediatrisë në Elbasan kanë rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Bëhet fjalë për dy zonja të cilat punonin sanitare në pavionin e pediatrisë. Kjo, ka sjellë mbylljen e repartit.

Tashmë pediatria do të zhvendoset në urgjencën e vjetër dhe punonjësit e tjerë do t’i nënshtrohen testit COVID-19.

Aktualisht dy sanitaret janë karantinuar në banesë. Ministria e Shëndetësisë tha një ditë më parë se në Elbasan janë 105 raste aktive dhe deri më tani në këtë qytet si pasojë e Covid-19, kanë humbur jetën 9 persona.