Dy persona të dënuar për drogë shenjëstrohen nga OFL/Emrat

35

Dy persona të dënuar për drogë, të cilët dyshohet se e kanë vënë pasurinë e tyre nga të ardhurat e aktivitetit kriminal, duhet të deklarojnë burimin e saj.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Alfred Beqirit, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Besim Zenunit, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.