Ballina Kronikë Dy persona plagosin 24-vjeçarin në Korçë, policia në kërkim të autorëve

Dy persona plagosin 24-vjeçarin në Korçë, policia në kërkim të autorëve

Një 24-vjeçar është plagosur me mjet mprehës nga 2 persona në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë.

“Shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre, ndërsa është dukem vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.