Dy persona largohen nga banesat e tyre, policia i shpall të zhdukur

26

Zhduken nga banesa dy persona nga Fieri dhe Lushnja.

Burime nga komisariati i Lushnjes bëjnë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa. Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.