Dy persona arrestohen nga policia, iu gjetën fara kanabisi në makinë

80

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi janë kapur me fara kanabisi. Sipas uniformave blu të Shkodrës, arrestimi i tyre ka ardhur pas finalizimit të operacionit të koduar “Santorini”.

Në pranga kanë rënë: R. C., 26 vjeç banues në Krujë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe bashkëpunëtori i tij J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Këta të fundit janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3000 fara cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.