Dy mësues gjimnazi në Shqipëri infektohen me COVID-19

41

Edhe dy mësues gjimnazi në qarkun e Elbasanit janë infektuar me koronavirus.

Një nga rastet është shënuar në qytetin e Elbasanit dhe një tjetër në Cërrik.

Pas simptomave, mësuesit u janë drejtuar institucioneve shëndetësore për të bërë tamponin dhe përgjigja që morën sot ishte se janë të prekur nga sëmundja.

Mësuesit e prekur me Covid-19 janë karantinuar.

Pritet që t’u bëhet tamponi edhe kontakteve të tyre.

Sipas Ministrisë së Shëndetëisë, nga 19 rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit, ato janë identifikuar në këto bashki :

87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana.

Sot u shëruan 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.