Dy lajmet e mira që vijnë nga Lombardia

390

Në mesin e lajmeve të këqija që na vijnë ditë pas dite për fat të keq nga Italia, përpiqemi të nxjerrim në pah edhe ndonjë lajm pozitiv të bëra publike edhe nga autoritetet shendetesore vendase.

Kështu këtë të hënë vec numrit të viktimave 50 më pak se të dielen dhe 192 në raport me të shtunën, zyrtarët italiane evidentuan dy shifra në rënie që mund të konsiderohen lajmë të mira.

E para është numri I dytë në rang kombëtar I të infekturave, në trend ulës për të dytën ditë radhazi. Mbi 4800 paciente të rinj pati të shtunën, rreth 3957 të dielen ndërsa këtë të hënë janë 3780. Por lajme të mira vijnë edhe nga rajoni më shqetësues Lombardia.

Në provincën e Bergamos ka sërish ulje të rasteve të reja. Të dielen ishin 347 raste ndërsa këtë të hënë 255 raste. Rënie shumë e rëndësishme po të llogarisim që të shtunën ishin 715 paciente të rinj. Por problem mbeten shifrat në Brescia. Të shtunën në këtë qytet ishin 380 raste të reja, të dielën 289 ndërsa këtë të hënë 588.

Në total në Lombardi ka ulje të rasteve të reja dhe të viktimave në raport me ditët paraardhëse.

Lajm inkurajues këtë të hënë nga Lombardia ka qënë edhe numri I personave të shtruar në spital vetëm këtë të hënë. Sipas autoriteteve të Lombardisë kemi 173 persona të infektuar më pak se të dielën që janë shtruar së fundmi në spital.

Në total paciente pozitiv në Lombardi janë 28 mijë e 761, pra 1555 më shumë se një ditë më parë. Ata që janë shëruar plotësisht janë 9266 persona.