Dy djem nga Kosova rrëmbejnë një grua nga Tropoja

76

Dy djem nga Kosova thanë se kishin ardhur për turizëm në Tropojë, por kanë sulmuar një grua të cilës nën përdorimin e dhunës i rrëmbyen çantën me një sasi parash.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dojan, ku shtetasja S.B., po ikte rrugës për në shtëpi dhe krejt papritur i dalin dy njerëz të cilët kishin sajuar maska në fytyrë dhe mbanin armë zjarri në duar.

Ata arritën ti rrëmbejnë 56 vjeçares çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash, rreth 50 mijë lekë, si dhe një telefon.

E dëmtuara njoftoi policinë lokale e cila para pak minutash njoftoi se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy autorët e dyshuar, V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh nga ato që kishin vjedhur me dhunë.

Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celularë dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Policia tha se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ky është rasti i parë në Shqipëri prej kaq vitesh, që shqiptarë të Kosovës vijnë dhe grabisin me dhunë shqiptarë të Shqipërisë.