Dy arrestime e dy procedime penale për të rinjtë që protestuan me arkivol në Durrës

157

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pas akuzave për organizim manifestimi të paligjshëm, të protestës për kauzën e Klodian Rashës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik“”, – thuhet në njoftimin e policisë.