Dy aksidente janë regjistruar në Tiranë.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Në aksidentin e parë, që ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet ka aksidentuar shtetasin A. D., 55 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Në aksidentin tjetër, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve.