Durrsaku 24 vjeçar përndiqte ish-të dashurën, në pranga edhe shtetas të tjerë, raporti i policisë

82

Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranësm brenda pak orësg.

Mes tyre, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi i shtetasit K. B., 24 vjeçarit, banues në Durrës, i cili akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij në mënyrë të vazhdueshme.

U godit edhe  një rast i tentativës për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe u kapën 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në rrugën “Sami Frashëri” kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit S. J., G. P dhe K. A., për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 350 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një shumë parash të dyshuara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M.B., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E.G., 27 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një shkop bejsbolli.

L.S., 50 vjeç, pasi në rrugën “Egnantia”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

A. U., 24 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. M., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.