Durrësi shënon 15 raste të prekurish me COVID-19, të pavetëdijshëm që ishin bartës

74

Qyteti i Durrësit është shndërruar sot në një ndër qytetet me numër më të lartë të prekurish me COVID-19.

Sipas raportimit të sotëm, qyteti bregdetar shënoi 15 raste të reja, të gjithë asimptomatikë.

Personat e infektuar as nuk kishin dyshime se ishin të infektuar, pasi nuk paraqisnin asnjë simptomë. Kjo mund të ketë kontribuar që ata të infektojnë persona të tjerë në mënyrë të pavullnetshme.

Shërbimi epidemiologjik ka dalë në rezultatin se një pjesë e mirë janë raste kontakti, ndërsa të tjerët nuk dihet se ku janë infektuar.