Ballina Aktualitet Durrësi nën petkun festiv

Durrësi nën petkun festiv

Qyteti bregdetar i Durrësit është ndriçuar këtë fundvit nga dritat shumëngjyrëshe.

Qytetarët durrsakë po shijojnë atmosferën e bukur e të veçantë të festave të fundvitit në sheshin “Liria” dhe në rrugët e tjera të qytetit, të zbukuruar nga ndërmarrja e dekorit të qytetit.

Ky dekorim i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror.

Qytetarëve të Durrësit iu mbetet të shijojnë atmosferën e ngrohtë gjatë shëtitjeve të mbrëmjeve.