Ballina Lajmi i Fundit Durrësi më i preferuari për udhëtarët

Durrësi më i preferuari për udhëtarët

Tragetet në dy javët e nëntorit, sa udhëtarë zgjodhën Durrësin

Shumë udhëtarë kanë preferuar portin e Durrësit për ardhjen edhe largimin e tyre. Nga të dhënat operative të APD-së në dy javët e para të muajit nëntor, tragetet janë shfrytëzuar nga 17.276 udhëtarë me 3430 autovetura gjithsej.

Gjithashtu nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se gjatë së njëjtës periudhë tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjithashtu 3115 kamionë dhe trajlera me mallra.