Durrësi i rikthehet vendit të dytë për të infektuar nga COVID-19, ja sa raste u raportuan sot

48

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë verifikuar 5 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije se 13 pacientë janë të shëruar gjë që e çon në 80% përqindjen e të shëruarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)

  • Testime totale 13825
  • Testime molekulare 12759
  • Testime serologjike 1066
  • Raste pozitive 969
  • Raste të shëruara 771
  • Raste Aktive 167

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

  • Tiranë 55
  • Durrës 47
  • Krujë 31
  • Shkodër 10
  • Berat 10
  • Kamëz 9
  • Fier 2
  • Elbasan 1
  • Mirditë 1
  • Korçë 1