Durrësi e Tirana në shenjestrën e OFL, 5 persona marrin kërkesë për vetëdeklarim pasurie

67

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Erneo Farrukut, me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

-Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

-Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-Ardian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.