Ballina Aktualitet Durrës, zjarr në katin e katërt të një pallati tek Vollga (VIDEO)

Durrës, zjarr në katin e katërt të një pallati tek Vollga (VIDEO)

Një tjetër zjarr ka rënë në një apartament, në katin e katërt të një pallati, në zonën e Vollgës, në Durrës. Nga informacionet paraprake, mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë.

Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, tymi kishte bllokuar një të moshuar, e cila nuk dilte dot nga apartamenti. Për këtë arsye, zjarrfikësit kanë hyrë, duke përdorur edhe maska, për të mundësuar nxjerrjen e të moshuarës nga banesa.

Mësohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por jo viktima. Deri tani, shkaqet e shpërthimit të flakëve janë ende të panjohura.

Brenda gati një jave, ky është rasti i dytë i rënies së zjarrit në banesa. Të dielën e 3 shkurtit, një zjarr i fuqishëm shkrumboi një apartament në katin e tetë të një pallati në Currila.